Duterte del jashtë protokollit zyrtar me kryeministrin japonez…

Azia

Duterte del jashtë protokollit zyrtar me kryeministrin japonez…

Më: 13 janar 2017 Në ora: 17:46
Shinzo Abe dhe Rodrigo Duterte

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte doli jashtë protokollit zyrtar gjatë takimit të sotëm me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në qytetin lindor në Davao.

Shinzo Abe vizitoi dhomën e gjumit të presidentit Duterte dhe pa… një drejtues shteti pa çorape!

Duterte është politikan karizmatik, i njohur për sjelljet e tij disi të çuditshme, që sfidojnë sjelljet protokollare që shoqërojnë zakonisht vizitat e krerëve të shteteve të huaja.

”Dita e Abes nisi me një vizitë të një dite të zakonshme të Dutertes, që nis me një mëngjes me ëmbëlsira me oriz të trashë dhe supe me soje të gjelbërt”, sipas Christopher Go, bashkëpunëtor me presidentin filipinas.

Më pas, i ftuari i tij viziton shtëpinë.

“Ne i treguam gjithashtu sesi presidenti vlerëson rehatinë e shtratit të tij, duke përfshirë perden rreth shtratit që përdoret kundër mushkonjave, mjaft e vjetër si e preferuara e tij”, shkruan Go në Facebook në prani të një fotografi duke treguar të dy udhëheqësit të buzëqeshur përpara shtratit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat