Diktatori Kim Jong Un po ndërton monument kulti për familjen e tij

Azia

Diktatori Kim Jong Un po ndërton monument kulti për familjen e tij

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:14
Diktatori Kim Jong Un

Koreja Veriore do të ndërtojë një monument në nderim të diktatorit Kim Jong-un, babait të tij dhe gjyshit. Monumenti mendohet të ngrihet në malin më të lartë të vendit.

Statuja në Mount Paektu i kushtohet diktatorit, babait të tij Kim Jong Il dhe gjyshit të tij Kim Il Sung.

Të tre gjeneratat e liderëve, të njohur si ‘Sun of Mankind’, thuhet në njoftim, se ‘gëzojnë respektin e gjithë popullit të botës progresive’.

Mali në fjalë ka një vullkan aktiv në kufi me Kinën dhe konsiderohet shtëpi shpirtërore nga koreanët veriorë të cilët i referohen atij me ‘malin e frikshëm të revolucionit’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat