Kamioni shkatërron tre shtëpi e lë të vdekur 5 persona

Azia

Kamioni shkatërron tre shtëpi e lë të vdekur 5 persona

Më: 19 janar 2017 Në ora: 01:05
Kamioni

Të paktën pesë persona gjetën vdekjen kur një kamion doli nga rruga dhe përplasi në seri disa shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të Kinës në qarkun Haiyuan të martën.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur kamioni shkatërron shtëpitë.

Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi besohet se ka pasur probleme me frenat. Të paktën tre shtëpi janë rrëzuar, ndërsa shoferi mbeti i vdekur në çast.

Katër të tjerë vdiqën më vonë. Një video tjetër e filmuar më vonë tregon rrënojat që la pas aksidenti i frikshëm.

Një person që ndodhet përpara kamionit dhe që duket se do të përplasej fatalisht, ka shpëtuar për mrekulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat