Indi: Treni del nga shinat, 36 të vdekur

Azia

Indi: Treni del nga shinat, 36 të vdekur

Më: 22 janar 2017 Në ora: 09:38
Indi

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në shtetin indian të Andhra Pradesh.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar në rrënoja derisa ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar trenin që të devijojë dhe të dalë nga shinat.

Të plagosurit janë dërguar në dy spitalet më të afërta derisa zëdhënësi i hekurudhës ka thënë se ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë natës në përpjekje për të gjetur të mbijetuarit.

Përplasja ndodhi të shtunën në mbrëmje derisa treni ishte nisur nga Jagdalpur në Bhubanesëar, kryeqytetin e shtetit Odisha.

Aksidentet e trenave nuk janë të pazakonta në Indi pasi më e madhe e pajisjeve hekurudhore është shumë e vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat