"Nuk do të kalojmë në fazën e dytë, nëse nuk arrihet armëpushim"

Azia

"Nuk do të kalojmë në fazën e dytë, nëse nuk arrihet armëpushim"

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:38
Allush

Kreu i delegacionit të opozitës që merr pjesë në bisedimet për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, Muhammed Allush, tha se "Nuk do të kalojmë në hapin e dytë, nëse nuk arrihet armëpushim", raporton Anadolu Agency (AA).

Allush në deklaratën e tij pas seancës së parë në Astana, theksoi se para se të flitet për zgjidhje politike duhet përforcuar armëpushimi. 

"Nuk do të kalojmë në hapin e dytë, nëse nuk arrihet armëpushim", tha Allush. Ai ka theksuar se në fazën e parë duhet përmirësuar gjendja humanitare në rajonet të cilat mbahen nën rrethim dhe se duhen liruar 13 mijë gra që janë të burgosur në burgjet e regjimit, pavarësisht se nuk kanë marrë pjesë në asnjë demonstratë. 

Allush më tej tha se "Zgjidhja e vërtet politike, do të ndodhë me ndarjen e Asadit dhe mbështetësve të tij nga vendi." 

Ai gjithashtu duke kritikuar praninë e milicëve nën komandën e Iranit me fjalët "Çfarë kërkojnë milicët e Iranit në Gutën Lindore dhe Luginën e Baradës?", tha se "PYD-ja dhe milicët e Iranit nuk kanë dallim nga DEASH-i. Edhe këto grupe duhet të vendosen në listën e terroristëve." 

Për t'i dhënë fund konfliktit në Siri, delegacionet e opozitës ushtarake, regjimit të Bashar al Asadit, Turqisë, Rusisë, Iranit dhe SHBA-ve, sot u takuan në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. 

Në emër të opozitës gjendet delegacion ushtarak i përbërë prej 14 personave. Në delegacionin ushtarak në emër të opozitarëve në bisedimet në Astana gjenden përfaqësues të grupeve Fajlak Al Sham, Xhejsh al Izzeh, Xhejsh al Nasër, Shuheda al-Islam, Xhejsh al Muxhahidin, Divizioni i Parë Bregdetar, Axhnad al Sham, Texhemu Festakim, Brigada Sulltan Murat, Xhebhet al Shamijeh, Xhejsh al-Idlib al-Hur, Xhejsh al-Islam dhe Al Xhebhet al-Xhunejbije. 

Pas pushimit u kalua në seancën e dytë. Seanca e re vazhdon në mënyrë indirekte mes palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat