Ushtria filipinase vret 15 militantë të ISIS-it, plagos rëndë liderin e tyre

Azia

Ushtria filipinase vret 15 militantë të ISIS-it, plagos rëndë liderin e tyre

Më: 29 janar 2017 Në ora: 10:58
Ilustrim

Ushtarët filipinas i kanë vrarë sot 15 militantë dhe e kanë plagosur rëndë liderin e tyre, të cilët besohet se janë përfaqësues të ISIS-it në Filipine.

Gjenerali i ushtrisë filipinase, Eduardo Ano, ka thënë se ata janë vrarë në një sulm ajror në një provincë jugore.

Sipas tij, Isnilon Hailon, i njohur edhe si Abu Abdullah dhe lider i grupit militant të Filipineve “Abu Sayyaf”, mund të vdesë për shkak se i nevojitet trajtim mjekësor.

“Ai ka nevojë për transfuzion të gjakut. Pa mjekim të duhur, ai mund të vdesë,” ka thënë Ano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat