13 të vdekur në ortekun e borës në Pakistan

Azia

13 të vdekur në ortekun e borës në Pakistan

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Të paktën 13 persona janë vrarë në një ortek bore që i varrosi pesë shtëpive pas reshjeve të mëdha të borës në veri të Pakistanit.

Zyrtari pakistanez, Nitzamund Shah, ka thënë se orteku goditi qytetin Chitral të shtunën në mbrëmje.

Ai njoftoi se ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë 13 trupa dhe po bëjnë përpjekje për të arritur të të mbijetuarit e mundshëm.

Ai shtoi se disa njerëz janë zhdukur dhe se shumica e zonës së Chitral është e mbuluar nga bora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat