Mbi 900 fëmijë të vrarë nga konfliktet në Afganistan

Azia

Mbi 900 fëmijë të vrarë nga konfliktet në Afganistan

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:03
Afganistan

Sipas një raporti të fundit nga Kombet e Bashkuara, më shumë se 900 fëmijë janë vrarë gjatë konfliktit në Afganistan.

Ky raport i referohet vetëm vitit 2016, teksa Kombet e Bashkuara e quajtën si viti më i dhunshëm për fëmijët që kur kanë filluar mbajtjen e shënimeve.

Misioni i Kombeve të Bashkuara tha po ashtu se rritja e gati 25 për qind e vdekjeve të fëmijëve në vitin e kaluar, është shkaktuar kryesisht nga minat dhe municionet e mbetura konflikti prej një dekade.

Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar një rritje prej 66 për qind të vdekjeve të tilla për 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat