Sulm vetëvrasës pranë gjykatës në Afganistan, 20 të vrarë e 45 të plagosur

Azia

Sulm vetëvrasës pranë gjykatës në Afganistan, 20 të vrarë e 45 të plagosur

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:44
Afganistan

Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës pranë Gjykatës së Lartë afgane në Kabul, thonë zyrtarët.

45  të tjerë u plagosën, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Sulmuesi kishte në shënjestër parkun e makinave të kompleksit të gjykatës, thonë raportet.

Të lënduarit janë duke u transportuar në spitale.

Nuk ka asnjë pretendim  për sulmin, i cili  vjen pas një numri të  madh të shpërthimeve vdekjeprurëse nga ana e talebanëve dhe militantëve në muajt e fundit.

OKB-ja thotë se viktimat civile në Afganistan kanë arritur një rekord të ri, me 3,498 civilë të vrarë në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat