Shpërthim në Iran: 5 të vrarë, 9 të lënduar

Azia

Shpërthim në Iran: 5 të vrarë, 9 të lënduar

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 14:41
Pamje nga shpërthimi në Iran

Televizioni shtetëror i Iranit raporton se një shpërthim gazi në një lokacion të hulumtimit bujqësor në jug të Iranit i ka lënë pesë persona të vdekur dhe nëntë të tjerë të lënduar.

IRNA raportoi se shpërthimi i gazit ka ndodhur si pasojë e një lidhje të shkurtër elektrike në një lokacion nëntokësor.

Incidenti ka ndodhur afër qytetit të portit, Bandar Abbas, rreth 1.200 kilometra në jug të kryeqytetit iranian, Teheran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat