Kazakistan: Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit ftohen për bisedime

Azia

Kazakistan: Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit ftohen për bisedime

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 18:59
Pamje e një pjese të kryeqytetit Astana në Kazakistan

Kazakistani u ka dërguar ftesa zyrtarëve të qeverisë së Sirisë dhe kryengritësve të armatosur për të marrë pjesë në bisedimet për arritjen e paqes, gjatë javës së ardhshme në kryeqytetin Astana.

“Planifikohet që më 15 dhe 16 shkurt, të mbahet takimi i fundit i nivelit të lartë brenda procresit Astana për zgjidhjen e situatës në Siri”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme të Kazakistanit.

Në këtë kumtesë theksohet, po ashtu, se ndër të ftuarit përfshihen “qeveria e Sirisë” dhe “përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane”, pastaj i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, dhe vëzhguesit amerikanë.

Këto bisedime po ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Takimi i mëparshëm në kryeqytetin Astana në Kazakistan, ka përfunduar pa ndonjë kthesë të rëndësishme lidhur me këtë konflikt gjashtëvjeçar, nga i cili janë vrarë më se 300 mijë vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat