Sulm me raketa pranë ndërtesave qeveritare në Bagdad

Azia

Sulm me raketa pranë ndërtesave qeveritare në Bagdad

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 22:28
Sulmi ne Bagdad

Zona e gjelbër e Bagdadit u godit nga disa raketa vetëm pak orë pas përleshjeve të shpërthyera gjatë një proteste, të cilat shkaktuan të paktën 5 të vdekur.

Momentalisht nuk ka të dhëna për viktima në zonën që strehon ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja në kryeqytetin irakian.

Mijëra vetë dolën në rrugë mëngjesin e së shtunës me kërkesën për reformë elektorale. Tubuesit mësynë zonën e gjelbër dhe policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Të plagosurit besohet të jenë rreth 200 vetë. Demonstruesit, kryesisht mbështetës të klerikut shiit Moktada al Sader, këmbëngulin për ndryshime të komisionit elektoral që mbikëqyr zgjedhjet.

Komisioni, sipas tyre, nuk është i pavarur sepse të gjithë anëtarët të tij janë të lidhur me parti politike.

Nuk është ende e qartë se kush i qëlloi raketat e tipit “Katjusha”, por burime ushtarake thonë se ato mund të jenë hedhur nga lagjja Baladiyat, ku Al Sader është mjaft popullor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat