Përleshje e armatosur në Kashmir, tetë persona të vrarë

Azia

Përleshje e armatosur në Kashmir, tetë persona të vrarë

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 17:42
Të armatosur ishin të rrethuar nga ushtria indiane në rrjedhën e luftimeve

Të paktën tetë persona kanë vdekur në vendin e administruar nga indianët, Kashmir gjatë dhe pas një beteje me armë mes forcave të sigurisë dhe militantëve, thonë zyrtarët.

Dhuna filloi kur forcat e sigurisë hynë në një fshat në rrethin jugor Kulgam gjatë natës të së shtunës në ndjekje të militantëve të dyshuar.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit  u vranë dy anëtarë të forcave të sigurisë, katër militantë të dyshuar dhe një civil.

Një tjetër person vdiq në protestat që pasuan me përplasje, shkruan BBC.

Militantët e dyshuar ishin strehuar në fshatin Frisal, kur ata ishin rrethuar nga policia dhe ushtria, thonë zyrtarët, ku më pas shpërthyen shkëmbime zjarri  prej 10-orësh.

Zyrtarët ushtarakë  të cituar nga NDTV thanë  se personat e armatosur kanë qenë anëtarë të grupeve militante Hizbul Muxhahidëve dhe Lashkar-e-Taiba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat