Rreth 134 mijë familje në Irak kthehen në shtëpitë e tyre

Azia

Rreth 134 mijë familje në Irak kthehen në shtëpitë e tyre

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 10:05
Irak

Rreth 134 mijë familje thuhet se janë kthyer në rajonet e shpëtuara nga organizata terroriste në Enbar të Irakut.

Anëtari i Parlamentit të Enbarit, Muhammed Jasin, thotë se numri i familjeve të kthyera në shtëpitë e tyre në këtë rajon pas nisjes së operacionit për çlirimin e Mosulit, ka shkuar në 134 mijë.

Ndërsa Drejtori për Emigracionin dhe Emigrantët në rajonin e Enbarit, Muhammed Rashid, tha se momentalisht në kampet e këtij rajoni gjenden 22 mijë refugjatë, ndërsa në kampet e Irakut të Veriut gjenden 300 mijë persona të strehuar në kampe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat