Kim Jong-Un e porositi dy gra ta vrasnin vëllaun e tij

Azia

Kim Jong-Un e porositi dy gra ta vrasnin vëllaun e tij

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 09:05
Jong-nam ishte gjysmë vëllai i Kim Jong-Un

Disa video janë publikuar nga aeroporti në Malajzi ku të martën u vra vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Në këto video shihet një grua aziatike e cila ka të veshur një bluzë të bardhë ku shkruhet LOL, duke pritur për taksi para Aeroportit Ndërkombëtar në Kuala Lumpur.

Këto prova tregojnë që vëllai i diktatorit korean u vra nga dy gra të Koresë së Veriut, të cilat e sulmuan atë nga prapa me helm.

Jong-nam ishte gjysmë vëllai i Kim Jong-Un dhe e kishte cilësuar regjimin e tij si “shaka”. Ai u helmua teksa po e priste fluturimin e tij dhe vdiq rrugës për në spital.

Kjo rriti dyshimet që vrasjen e tij e ka porositur vëllai i vet, i cili e shikonte atë si kërcënim për pushtet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat