Bisedimet për Sirinë do respektojnë tri pikat e rezolutës 2254 të OKB-së

Azia

Bisedimet për Sirinë do respektojnë tri pikat e rezolutës 2254 të OKB-së

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 15:49
I deleguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura

Agjenda e bisedimeve për paqe për Sirinë që do të fillojnë javën e ardhshme në Gjenevë do të jenë në linj me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit raporton Reuters.

Kjo është thënë sot nga i deleguari i OKB-së për Sirinë, Staffam de Mistura.

Gjatë qëndrimit në Romë, de Mistura ka thënë se rezoluta 2254 e OKB-së mbështetët në tri pika kryesore: vendosjen e qeverisë, hartimi i i një kushtetute të re dhe shkuarja drejt zgjedhjeve nën vëzhgimin e OKB-së.

“Kjo është agjenda dhe ne nuk do e ndryshojmë atë, ndryshe e hapim Kutinë e Pandorës”, iu ka thënë ai gazetarëve.

Rezoluta në fjalë është miratuar unanimisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në dhjetor të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat