Një tjetër femër arrestohet për vdekjen e vëllait të Kim Jong-un

Azia

Një tjetër femër arrestohet për vdekjen e vëllait të Kim Jong-un

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 07:53
Kim Jong-nam

Një tjetër femër është arrestuar në lidhje me vdekjen e Kim Jong-nam, vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Kim vdiq të hënën, pasi dyshohet se është helmuar, derisa ishte duke pritur për të udhëtuar  në Kuala Lumpur, Malajzi.

Policia thotë se ka përfunduar ekspertiza , edhe pse rezultatet ende nuk janë bërë publike.

Një grua,  e cila po udhëtonte me pasaportë vietnamese, pritet të paraqitet në gjykatë, shkruan BBC.

Inspektori i përgjithshëm i policisë në Malajzi, Sri Khalid Bin Abu Bakar, tha  se gruaja e dytë u ndalua të enjten për vdekjen e "një mashkulli Korean".

Ajo është identifikuar nga pamjet e aeroportit dhe kishte një pasaportë Indoneziane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat