Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës i IS-it janë vrarë 72 vetë

Azia

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës i IS-it janë vrarë 72 vetë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 18:57
Pamje nga tempulli Sufi para sulmit të sotëm

Një zyrtar i lartë i policisë së Pakistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot në tempullin Sufi, janë vrarë 72 vetë dhe plagosur më se 150 të tjerë.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, menjëherë e ka dënuar atë që ai e ka cilësuar si sulm kundër filozofit dhe poetit Sufi, për nder të të cilit është ndërtuar tempulli në qytetin Sehwan në provincën Sindh.

Zyrtari i lartë policor, Shabbir Sethar, tha në spitalin lokal, Sehwan Sharif, se “së paku 72 vetë janë vrarë dhe më se 150 të tjerë janë të plagosur”, shumica prej tyre seriozisht.

Ai paralajmëroi se numri i të vrarëve mund të rritet.

Nëpërmjet një postimi në faqen në Internet, Amaq, që është e ndërlidhur me Shtetin Islamik, ky grup ekstremist e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në tempullin Sufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat