Bisedimet për Sirinë në Gjenevë do të mbahen javën e ardhshme

Azia

Bisedimet për Sirinë në Gjenevë do të mbahen javën e ardhshme

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:48
Samiti per Sirinë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se pikat kryesore të bisedimeve për Sirinë që do të mbahen më 23 shkurt në Gjenevë të Zvicrës do të jenë "qeveria", "kushtetuta e re" dhe "zgjedhjet".

Yara Sharif, zëdhënësja e Përfaqësuesit të Posaçëm të OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë ka thënë se ende nuk është përgatitur lista e pjesëmarrësve për takimet për Sirinë që do të fillojnë të enjten. "Procesi ende po vazhdon", ka shtuar ajo.

Ndërkaq, duke folur në lidhje me lajmet të cilat pohuan se takimet do të shtyhen sërish, Sharif ka nënvizuar se takimet për Sirinë do të fillojnë më 23 shkurt siç është planifikuar dhe se në plan nuk përfshihet shtyrja e tyre.

Sharif ka njoftuar se pikat më të rëndësishme të takimeve në të cilat do të fokusohen palët do të jenë qeveria, kushtetuta e re dhe zgjedhjet dhe se në këtë drejtim janë duke i vazhduar konsultimet.

Ndryshe, përfaqësuesi i posaçëm De Mistura në fund të muajit janar deklaroi se takimet e Gjenevës që ishin planifikuar të mbaheshin më 8 shkurt janë shtyrë për datën 20 shkurt.

Ndërkaq, zëdhënësja Sharif, javë më parë bëri të ditur se negociatat për Sirinë, të planifikuara për 20 shkurt, do të fillojnë më 23 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat