Iraku lajmëron sulmin kundër ISIS në Mosulin perëndimor

Azia

Iraku lajmëron sulmin kundër ISIS në Mosulin perëndimor

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:26
Kryeministri irakian Haider al-Abadi

Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka njoftuar fillimin e një ofensive për të përzënë të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) nga pjesa perëndimore e Mosulit.

Trupat e qeverisë dhe aleatëve rimorën anën lindore më herët këtë vit, që ishte edhe bastion më i  madh i ISIS.

Por, ana perëndimore, me rrugët e saj të ngushta, mund të jetë një sfidë e madhe, shkruan BBC.

OKB-ja ka shprehur shqetësim rreth civilëve të bllokuar atje, mes njoftimeve se ata mund të jenë deri në 650,000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat