Irani proteston kundër akuzave turke për destabilizim të rajonit

Azia

Irani proteston kundër akuzave turke për destabilizim të rajonit

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 10:41
Zëdhënësi iranian Bahram Ghasemi

Irani dje e ka ftuar ambasadorin turk në Teheran për të protestuar kundër akuzave të liderëve të Turqisë se Irani po promovon sektarizëm dhe destabilizim të rajonit.

Irani, me popullatë shumicë shiite, ka raporte të afërta me qeverinë e Irakut, që udhëhiqet nga shiitët, dhe e mbështet presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia me popullatë shumicë sunite, i mbështet grupet kryengritësve sunite në Siri.

Në konferencën e sigurisë në Munih, para dy ditësh, ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se “Irani dëshiron ta shndërroj Sirinë dhe Irakun në vende shiite” dhe theksoi se Turqia është kundër këtij sektarizmi në Lindjen e Mesme dhe ka kërkuar që Irani t’i ndalë këto kërcënime për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

“Ne do të jemi të durueshëm me pozicionet e tyre”, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi, duke e thirrur ambasadorin e Turqisë, Hakan Tekin, por sipas tij “ekziston një kufi i caktuar për durimin tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat