Mrekullia në Siri, vajza nxirret e gjallë nga rrënojat

Azia

Mrekullia në Siri, vajza nxirret e gjallë nga rrënojat

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:31
Pamje nga video

Pamjet e një vajze të mitur që nxirret e gjallë nga rrënojat e banesës së saj, në Damask, ka bërë xhiron e botës duke rikthyer në vëmendje edhe njëherë situatën dramatike atje.

Sipas raportimeve grupi i ardhur në ndihmë të vajzës janë pjesë e forcave rebele, të cilët kanë filluar të kërkojnë nën rrënoja pas apelit për ndihmë të nënës së saj. Kjo e fundit nuk po e gjente vajzën, pasi forcat e regjimit kishin bombarduar lagjen.

Fatmirësisht, vullnetarët arritën të gjenin vajzën dhe e nxorën nga rrënojat, dhe e dërguan më pas në qendër mjekësore të zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat