Izraeli liron nga burgu gazetarin palestinez

Azia

Izraeli liron nga burgu gazetarin palestinez

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:27
Anëtari Sindikatës së Gazetarëve të Palestinës, Omer Nizal

Anëtari Sindikatës së Gazetarëve të Palestinës, Omer Nizal, është liruar nga burgimi administrativ që ka zgjatur 10 muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

 “Izraeli synon gazetarët palestinezë të cilët nga vetvetiu janë vetë e vërteta, për shkak se i mbrojnë të drejtat e popullit të Palestinës me lapsat e tyre dhe me kamerat e tyre", deklaroi Nizal për gazetarin e AA pas lirimit të tij nga ana e qeverisë izraelite, pasi që ishte në burgim administrativ në burgun Ofer në pjesën perëndimore të qytetit Ramallah. 

Nizal tha se Izraeli, të burgosurit i ka mbajtur në kushte të vështira, në mënyrë për t’ua thyer gjendjen shpirtërore dhe për ti detyruar që të nënshtrohen. 

Ai tha se ka qëndruar 10 muaj në burgim dhe se gjatë kësaj kohe shumë herë është marrë në pyetje në lidhje me profesionin e gazetarisë dhe me aktivitetet e tij për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. 

Ai gjithashtu shtoi se 13 herë ka qenë në gjykim por nuk është bërë asnjë akuzë ndaj tij. Qeveria e Izraelit ka arrestuar Omer Nizal më 23 prill të vitit 2016 në kalimin kufitar El-Kerame mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, dhe pas arrestimit është dërguar në burgun Gush Etzion i cili gjendet afër Jerusalemit. 

Vendimi për mbajtjen e tij në burgim administrativ për 4 muaj më vonë është zgjatur edhe 6 muaj. Sipas Sindikatës së Gazetarëve të Palestinës, 27 gazetarë mbahen në burgjet izraelite. Izraeli, me këtë zbatim të cilin e quan “burgim administrativ”, mund t’i mbajë palestinezët prej 1 deri në 6 muaj në burgim. 

Ndërsa, në rast të sjelljes së vendimit se personi në burgim “paraqet rrezik për sigurinë e Izraelit”, atëherë gjykatësi ushtarak mund t’ia zgjat burgimin deri në 5 vite edhe nëse nuk ka kallëzim penal ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat