Arabia Suadite po mendon t'i dergojë trupat tokësore në Siri

Azia

Arabia Suadite po mendon t'i dergojë trupat tokësore në Siri

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:36
Ilustrim

Deri më tani Arabia Saudite luftonte nga ajri kundër të ashtuquajturit "Shtetit Islamik" në Siri. Riadi tani mendon të dërgojë forca speciale në krah të SHBA-së. Do të ketë së shpejti trupa tokësore?

"Mbretëria dhe shtete të tjera të gjirit kanë deklaruar, se janë të gatshme të marrin pjesë me forca speciale në krah të SHBA-së." Edhe disa vende të koalicionit islamik kundër terrorizmit janë gati të vënë në dispozicion trupa, u shpreh ministri i Jashtëm, Adel-al-Dxhubeir në një intervistë me "Süddeutsche Zeitung".

Presidenti amerikan, Donald Trump udhëzoi së fundmi ministrin e Mbrojtjes, James Mattis që brenda 30 ditësh të paraqiste një plan të ri për luftën kundër të ashtuquajturit "Shteti Islamik". Sipas ministrit të Jashtëm saudit, ai pret që ky plan të paraqitet shpejt. "Ideja bazë është që të çlirohen rajonet nga IS-i, por të sigurojmë që ato të mos bien në dorë të Hizbollahut, Iranit apo regjimit", tha ministri saudit, al-Dxhubeir.

Nga fillimi i luftës në Siri, Arabia Saudite pozicionohet kundër regjimit të Asadit që mbështetet nga Teherani. Kritikët akuzojnë qeverinë saudite se po zhvillon në Siri një luftë përfaqësuese. Riadi ka sinjalizuar, se do të ishte i gatshëm për një ofensivë tokësore në Siri, nëse aleanca e drejtuar nga SHBA do të niste një operacion të tillë. Por Obama e përjashtonte këtë mundësi, dhe dërgoi vetë, njësi speciale në Siri për të mbështetur opozitën.

Shenja jo të mira për bisedimet e Gjenevës

Ndërkohë OKB shprehet e shqetësuar për rritjen e akteve të dhunës në Siri. Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Faq deklaroi se Kombet e Bashkuara janë "të alarmuara" për shtimin e luftimeve përreth Damaskut. Në rajonet e prekura nga luftimet jetojnë rreth 100.000 vetë. Luftimet nuk premtojnë shpresë për bisedimet e Gjenevës mes qeverisë dhe forcave opozitare, që duhet të fillojnë të enjten (23.02). Komiteti i Lartë i opozitës deklaroi se luftimet janë "mesazh i përgjakshëm", që tregon, se qeveria "refuzon çdo lloj zgjidhjeje politike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat