61 njerëz të vdekur nga bombardimet në Siri

Azia

61 njerëz të vdekur nga bombardimet në Siri

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 23:42
Siri

Dy sulme vetëvrasëse kanë ndodhur në afërsi të Al Bab në Siri, duke vrarë dhjetëra njerëz vetëm një ditë pasi luftëtarët e Shtetit Islamik u larguan nga qyteti verior i Sirisë.

Bombardimet e së premtes lanë të vdekur 53 persona në fshatin Sousyan, 10 kilometra në veri të AL Bab, duke goditur rebelët sirianë që po luftojnë ISIS-in në atë pjesë.

Ndërsa, shpërthimi i i dytë ka ndodhur vetëm disa orë më vonë, duke lënë tetë të vdekur, raporton Al Jazeera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat