Rrotullohet kamioni: 16 të vdekur, 50 të lënduar

Azia

Rrotullohet kamioni: 16 të vdekur, 50 të lënduar

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 12:03
Ilustrim

Policia njofton se të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar pasi kamioni që po i çonte ata në një kishë u rrotullua pasi që kishte goditur një barrikadë të betonit në një autostradë në verilindjen e largët të Indisë.

Sipas policisë indiane, disa person janë hedhur fluturim në një grykë të thellë në zonën malore si pasojë e fuqisë së aksidentit. Të lënduarit, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë dërguar në spital.

Administratori i qeverisë shtetërore të Meghalaya, Arun Kembhavi, ka thënë se deri të aksidenti ka ardhur pasi shoferi kishte humbur kontrollin e automjetit në një kthesë të thekshme teksa po e rriste shpejtësinë afër Nongspung, një qytet i vogël në këtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat