Aeroplanët sirianë e bombardojnë lagjen e kontrolluar nga rebelët në qendër të qytetit, 3 të vrarë

Azia

Aeroplanët sirianë e bombardojnë lagjen e kontrolluar nga rebelët në qendër të qytetit, 3 të vrarë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Aktivistët opozitarë në Siri thonë se aeroplanët luftarakë të Qeverisë siriane janë duke e bombarduar lagjen e kontrolluar nga rebelët në qendër të qytetit Homs, ku i kanë vrarë tre persona dhe i kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmet ajrore të së dielës vijnë një ditë pasi lagjja al-Waer ishte subjekt i më shumë se 40 sulmeve ajrore në të cilat u vranë dhe plagosën dhjetëra persona.

Sulmet ajrore duket se janë hakmarrje i Qeverisë siriane ndaj sulmeve të militantëve në këtë qytetit, në të cilat dje u vra një zyrtar i lartë i sigurisë, si dhe 31 persona të tjerë.

Sipas Mbikëqyrësit Sirianë për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tre persona janë vrarë në këto sulme ajrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat