Dy mijë persona largohen nga një fshat i Sirisë

Azia

Dy mijë persona largohen nga një fshat i Sirisë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 14:32
Largimi i banorëve duke u larguar nga fshati sirian

Pasi forcat e regjimit morën kontrollin si rezultat i tërheqjes së organizatës terroriste DEASH, afro dy mijë persona janë larguar nga fshati Tadif i qytetit Al Bab në afërsi të Halepit në Siri, drejt zonave të kontrolluara nga opozitarët.

Pas marrjes së kontrollit të fshatit Tadif në jug të Al Bab-it nga forcat e regjimit me tërheqjen e DEASH-it, afërsisht dy mijë persona kanë marrë rrugën e migrimit. Duke marrë ca gjësende me vete në kushte të vështira, këta sirianë kanë ikur drejt zonave të kontrolluara nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS), duke u vendosur në tenda të cilat i kanë marrë me vete.

Shumica e familjeve përbëhen nga fëmijë dhe gra, teksa me vete nuk kanë lënë pa i marrë edhe kafshët. Ndërkaq, njësitë e ULS-së po përpiqen t’i plotësojnë nevojat ushqimore të familjeve të cilët kanë ikur nga rajoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat