Nga sulmet janë vrarë 54 civilë dhe 20 pjesëtarë të sigurisë

Azia

Nga sulmet janë vrarë 54 civilë dhe 20 pjesëtarë të sigurisë

Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:13
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në afërsi të kryeqytetit Damask në Siri

Numri i të vrarëve nga dy sulme me bomba në një kompleks religjioz shiit në kryeqytetin Damask në Siri, ka arritur në 74 vetë, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Ky observator tha se janë vrarë 54 civilë dhe 20 pjesëtarë të sigurisë. Dhjetërapersona, po ashtu, janë plagosur, ndërsa disa prej tyre në mënyrë kritike.

Shumica e të vrarëve nga sulmet e djeshme ishin pelegrinë irakianë, që kishin ardhur për t’i vizituar tempujt fetarë shiitë në Qytetin e Vjetër të Damaskut.

Rami Abdel Rahman, nga observatori, i tha agjencisë AFP se një bombë kishte eksploduar në rrugë derisa atypari kalonte një autobus me pelegrinë për në hapësirën Bab al-Saghir, ndërsa më vonë një sulmues vetëvrasës e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka raportuar se janë vrarë 40 vetë dheafro 120 të tjerë janë plagosur nga “dy bomba që janë aktivizuar nga terroristët”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat