Lirohet një punëtore e ndihmës nga Australia që ishte rrëmbyer në Kabul

Azia

Lirohet një punëtore e ndihmës nga Australia që ishte rrëmbyer në Kabul

Më: 15 mars 2017 Në ora: 09:57
Ilustrim

Një punëtore e ndihmës nga Australia, që ishte rrëmbyer vitin e kaluar në Afganistan është liruar, thonë zyrtarë afgan dhe qeveria australiane.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ishte rrëmbyer në nëntor në Kabul.

Mohammad Salim Almas, kreu i hetimeve në Kabul, ka thënë se ajo është dorëzuar në ambsadën e Australisë më 14 mars,

Përmes një deklarate për media, departamenti për çështje të jashtme i Australisë ka konfirmuar lirimin e gruas.

Rrëmbimet janë të zakonshme në Afganistan, ku afganët e pasur dhe shtetasit e huaj janë nën shënjestër e bandave kriminale dhe grupeve militante.

Disa punëtorë të ndihmës nga Australia janë rrëmbyer muajt e fundit.

Në muajin gusht, Katherine Jane Wilson, punëtore e ndihmës, u shpëtua nga forcat speciale afgane. Ajo ishte rrëmbyer në qytetin lindor të Jalalabadit.

Timothy Weekes, profesori australian në Universitetin amerikan në Afganistan, vazhdon të mbahet peng, pasi së bashku me një koleg amerikan u rrëmbye në gusht. Të dy janë shfaqur në janar në një video të talibanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat