Opozita siriane dërgon përfaqësues në Astana

Azia

Opozita siriane dërgon përfaqësues në Astana

Më: 15 mars 2017 Në ora: 12:06
Takimi i opozites siriane

Grupi opozitar Armata e lirisë siriane do të dërgojë të mërkurën pesë përfaqësues në bisedimet paqësore në Astana me qëllim të konsultimeve në nivel ekspertësh, ka thënë një përfaqësues i paemëruar i këtij grupi, transmeton Reuters duke iu referuar Interfaks.

Rundi i tretë i bisedimeve për Sirinë ka nisur dje në Astana pa praninë e opozitës siriane, e cila ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në bisedimet dyditore për shkak të, siç thuhet, mos gatishmërisë së palës ruse që të përfundojë sulmet ajrore mbi civilë dhe të bëjë presion mbi ushtrinë siriane, në mënyrë që ajo të respektojë armëpushimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat