Mistura kërkon përshpejtim të bisedimeve të paqes për Sirinë

Azia

Mistura kërkon përshpejtim të bisedimeve të paqes për Sirinë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 15:34
I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura

Bisedimet për dhënien fund të luftës në Siri duhet të përshpejtohen, ka thënë sot i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ne ta pranojmë faktin se përvjetori i gjashtë [i luftës civile] të bëhet i shtati”, ka thënë ai për Reuters.

“Po shdërrohet në njërën prej luftërave më të gjata dhe më mizore e viteve të fundit. Prandaj është e nevojshme për bisedime, qofshin ato të Astanas apo të Gjenevës apo të Nju Jorkut”, ka thënë Staffan de Mistura.

Sot janë bërë gjashtë vjet që prej se lufta civile nisi në Siri. Nga konflikti vlerësohet se janë vrarë 300,000 mijë njerëz dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat