Afganistan: Të paktën 10 talibanë janë vrarë

Azia

Afganistan: Të paktën 10 talibanë janë vrarë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:27
ilustrim

Të paktën 10 militantë talibanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në provincën lindore të Paktias, kanë njoftuar zyrtarët afganë.

Sulmi ajror është kryer në fshatin Narai Kandaw në qarkun Dandpatan, ku talibanët, në pasditen e 18 marsit, ishin mbledhur në një shtëpi, ka thënë guvernatori provincial, Zalmai Wesa. Ai ka shtuar se asnjë civil nuk është vrarë nga ky sulm.

Sulmi ajror vjen në kohën kur talibanët nisin ofensivën e tyre pranverore ndaj forcave qeveritare.

Paktia, që gjendet pranë kufirit me Pakistanin, është një zonë ku talibanët kanë prezencë të fuqishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat