Duterte: Më duan në Hagë? Hidheni metamfetaminën

Azia

Duterte: Më duan në Hagë? Hidheni metamfetaminën

Më: 20 mars 2017 Në ora: 10:45
Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka përshëndetur nismën që të gjendet para gjykatës ndërkombëtare për ‘luftën e përgjakshme” që ka nisur kundër drogës.

Ai ka porositur se kjo nuk do ta ndalojë që të vazhdojë luftën “brutale” kundër korrupsionit dhe drogës.

 “Respektojeni ligjin dhe mirë jemi. Hidheni metamfetaminë dhe askush nuk do të vdesë nesër dhe unë nuk do të jam i frikësuar dhe nuk do të më ndalojë”, ka thënë Duterte.

 Duterte përsëri ka paralajmëruar se ka urdhëruar policët që të gjuajnë në kriminelët që rrezikojnë jetërat e tyre, transmeton Asociated Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat