Siri: Nga një sulm ajror janë vrarë dhjetëra vetë

Azia

Siri: Nga një sulm ajror janë vrarë dhjetëra vetë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:08
Pamje nga një pozicion luftarak i forcave që përpiqen për ta marrë kontrollin e qytetit Raka në Siri nga ekstremistët e Shtetit Islamik

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, thotë se nga një sulm ajror, që e ka goditur një shkollë, që shfrytëzohej si strehim, janë vrarë së paku 33 vetë afër qytetit Raka, që është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Ky osbervator tha se beson se sulmi ajror ishte ndërmarrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara, që lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ky grup tha se aktivisët e tij i kanë gjetur së paku 33 trupa të pajetë në objektin e shkollës, që ishte përdorë si strehim për të zhvendosur nga konflikti, pas sulmit që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Banorët lokalë kanë raportuar tek observatori se më tepër trupa janë gjetur, por observatori ende nuk është në gjendje ta dokumentoj këtë “, tha Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Forcat kurdo-arabe siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillojnë luftë, me ndihmën ajrore të koalicionit, për ta marrë kontrollion e qytetit Raka nga militantët e Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat