Lirohet ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak

Azia

Lirohet ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak

Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:37
Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak

 

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, është liruar, pas gjashtë vjetësh heqje lirie.

Mubarak u largua  nga një spital ushtarak në Kajron jugore dhe shkoi në shtëpinë e tij në periferinë veriore të Heliopolis, tha avokati i tij, shkruan BBC.

Lirimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Egjiptit, e cila  e liroi nga akuza për vdekjen e protestuesve në kryengritjen e vitit 2011.

Mubarak, 88 vjeçar u bë president në vitin 1981 pas vrasjes së Anëar Sadat.

Mubarak, i cili urdhëroi vrasjen e qindra protestuesve demokratik në pranverën e vitit 2011, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm, por apelet e njëpasnjëshme e sollën deri këtu ish udhëheqësin i cili për tri dekada ka rrënuar ekonominë e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat