Bahrejn: Është shkatërruar një celulë “terroriste” me 14 anëtarë

Azia

Bahrejn: Është shkatërruar një celulë “terroriste” me 14 anëtarë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:15
Pamje nga përleshja e policisë me protestues në Bahrejn në shkurt të vitit të kaluar

Autoritetet në Bahrejn thonë se e kanë shkatërruar një celulë “terroriste” me 14 anëtarë, të dyshuar për një sulm me bombë në një autobus në muajin shkurt dhe për komplot për të vrarë zyrtarë qeveritarë.

Ministria e brendshme e Bahrejnit tha mbrëmë se pjesëtarë individualë të këtij grupi ishin stërvitur nga Garda revolucionare islamike e Iranit dhe grupi shiit, Ketab Hezbollah, në Irak.

U tha se pjesëtarët e grupit ishin financuar dhe mbikëqyrur nga dy shtetas të Behrejnit, që kishin ikur në Iran.

Bahrejni i sunduar nga sunitët, është përfshirë nga trazirat prej marsit të vitit 2011, kur autoritetet i shuan protestat njëmujore të udhëhequra nga shiitët, në të cilat kërkoheshin reforma demokratike.

Bahrejni është aleat stratejgik i Shteteve të Bashkuara dhe në këtë vend gjendet Flota e Pestë e Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Popullata shumicë shiite në Bahrejn, ankohet se është e margjinalizuar nga autoritetet sunite në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat