15 të vdekur pas një sulmi në Bagdad

Azia

15 të vdekur pas një sulmi në Bagdad

Më: 29 mars 2017 Në ora: 23:37
Bagdad

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës me bombë në një pikë kontrolli të policisë në kryeqytetin e Irakut, Baghdad, shkruan BBC.

Është bërë e ditur që më shumë se 40 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, nga bomba e cila shpërtheu në një kamion të ngarkuar me eksploziv.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Ndërsa i ashtuquajturi Shteti Islamik së fundmi ka kryer sulme të ngjashme në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat