Numri i refugjatëve sirianë kalon 5 milionë

Azia

Numri i refugjatëve sirianë kalon 5 milionë

Më: 30 mars 2017 Në ora: 14:29
Kamp i refugjatëve sirianë në Turqi.

Numri i sirianëve që kanë ikur nga vendi i tyre pas gjashtë vjetësh luftë civile, ka kaluar mbi 5 milionë, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

UNHCR publikoi shifrat një vit pasi komuniteti ndërkombëtar është zotuar se do të rivendosë 500,000 refugjatë, për t'iu lehtësuar barrën vendeve fqinje të Sirisë.

Në deklaratën e UNHCR-së thuhet se vetëm gjysma e tyre janë rivendosur.

Turqia vazhdon të ketë numrin më të madh të refugjatëve sirianë - afro 3 milionë.

Përveç 5 milionë burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga lufta në Siri, UNHCR tha se edhe 6.3 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat