Pesë të vrarë nga një shpërthim me bombë në Pakistan

Azia

Pesë të vrarë nga një shpërthim me bombë në Pakistan

Më: 5 prill 2017 Në ora: 09:51
Pakistan

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që duket të ketë qenë një sulm taleban i cili kishte në shënjestër një ekip të regjistrimit në qytetin lindor të Pakistanit Lahore, thanë zyrtarë dhe militantë.

Forcat e sigurisë rrethuan zonën  Bedian Road në kryeqytetin aktiv të provincës Punjab pas shpërthimit, dhe ekipet e shpëtimit thanë se rasti ndodhi të mërkurën, pak para orës 8:00 sipas kohës lokale, shkruan afp.

Gjithashtu edhe ekipi e mjekësisë ligjore është parë në vendin e ngjarjes nga pamjet e publikuara në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat