ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Astrakhan

Azia

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Astrakhan

Më: 6 prill 2017 Në ora: 18:31
Astrakhan, Siri

Grupi militant, Shteti islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 4 prillit në qytetin rus të Astrakhan, ku u vranë dy zyrtarë policorë.

Një uebfaqe, që është e lidhur me IS-in, ka publikuar sot këtë lajm, duke u thirrur “në burime të sigurisë” brenda IS-it.

Më herët gjatë ditës, autoritetet ruse kanë thënë se trupat e Gardës Kombëtare kanë vrarë katër burra, që dyshoheshin se ishin të përfshirë në sulmin në Astrakhan.

Ky lajm vjen në kohën kur Rusia është në gjendje të lartë gatishmërie, pas shpërthimit të 3 prillit në metronë e Shën Petersburgut, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën rreth 50 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat