"Mesazh i fortë i Trumpit që duhet ta dëgjojnë Irani dhe Koreja Veriore"

Azia

"Mesazh i fortë i Trumpit që duhet ta dëgjojnë Irani dhe Koreja Veriore"

Më: 7 prill 2017 Në ora: 10:21
Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Assadit që nga fillimi i luftës civile në Siri gjashtë vjet më parë.

Izraeli ka shprehur përkrahjen totale për sulmet e SHBA-së në Siri duke i quajtur “mesazh të fortë”që duhet ta dëgjojnë Irani e Koreja Veriore, është thënë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Nétanyahu i cili ishte njoftuar për sulmet pak para se ato të bëheshin.

“Me fjalë e me akte, presidenti Trump ka dërguar një mesazh të fuqishëm e të qartë: Nuk do të tolerohet përdorimi dhe propagandimi i armëve kimike”, njofton lefigaro të ketë thënë Tel - Avivi zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat