Ekspertët: Mostrat nga Kan Sheikun tregojnë praninë e gazit sarin

Azia

Ekspertët: Mostrat nga Kan Sheikun tregojnë praninë e gazit sarin

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:18
Viktima nga sulmi me armë kimike, Siri

Mostrat e marra nga vendi i sulmeve me armë kimike në Siri javën e kaluar kanë dalë pozitive ndaj gazit helmues sarin, njoftoi delegacioni britanik pranë Organizatës për ndalimin e armëve kimike me seli në Hagë, transmeton Reuters.

“Shkencëtarët nga Britania e Madhe analizuan mostrat nga Kan Sheikun. Ato kanë dalë pozitive në gazin helmues sarin dhe në substanca të ngjashme me të”, thuhet në komunikatën e delegacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat