Koreja Veriore do të detonojë bombën e re nukleare të shtunën

Azia

Koreja Veriore do të detonojë bombën e re nukleare të shtunën

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:45
Kim Il-sung

Koreja Veriore po përgatitet që të detonojë bombën nukleare, për të shënuar “Ditën e Diellit”.

Autoritetet urdhëruan gazetarët e huaj që të përgatiten “për ngjarjen e madhe”, ndërsa bombën nukleare e vendosën në tunelin në Punggyeri.

Tensionet në rajon janë ngritur pasi që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dërgoi marinën drejt Paqësorit perëndimor, ndërsa Koreja Veriore paralajmëroi se do të kryejë sulm nuklear “në shenjën e parë të agresionit amerikan”.

Koreja Veriore shënon ditën më të rëndësishme të kombit, të shtunën, më 15 prill, ditëlindjen e Kim Il-sung. Tash për tash nuk ka indikacione nëse kjo ngjarje është e ndërlidhur me tensionet në rajon.

Në Pjong-jang aktualisht ndodhen 200 gazetarë të huaj, për të përcjellë 105-vjetorin e “Ditës së Diellit”.

Detajet e ceremonisë ende nuk janë bërë të ditura. “Koreja Veriore po kërkon probleme. Nëse Kina vendos të na ndihmoj, kjo do të ishte super. Nëse jo, atëherë do ta zgjidhim vetë problemin”, kishte shkruar kohë më parë në Twitter presidenti amerikan Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat