Nis evakuimi në qytetet e rrethuara të Sirisë

Azia

Nis evakuimi në qytetet e rrethuara të Sirisë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 09:21
Siri

Qeveria siriane dhe rebelët sirianë kanë filluar një operacion për të evakuar njerëzit nga katër qytetet e rrethuara.

Njerëzit nga Foah dhe Kefraya, dy qytete në veri-perëndim që mbahen nga  Qeveria kanë mbërritur në Rashideen, në perëndim të Aleppos, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Operacione të ngjashme kanë filluar edhe në zonën Madaya pranë Damaskut e që mbahet nga rebelët.

Nuk është e qartë nëse zona Zabadani që është aty pranë është e përfshirë apo jo në marrëveshjen e e evakuimit.

Në këto operacione të parapara për evakuim pritet të zhvendosen më shumë se 30.000 njerëz.

Muajin e kaluar, OKB e përshkroi situatën në këto katër qytete si “katastrofike”, me më shumë se 64,000 civilë “të bllokuar në një cikël të dhunës së përditshme dhe privimit të lirisë”.

Shumë njerëz janë raportuar të kenë vdekur si pasojë e mungesës së ushqimit apo ilaçeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat