Japonia në kujdes për shkak të Koresë Veriore

Azia

Japonia në kujdes për shkak të Koresë Veriore

Më: 14 prill 2017 Në ora: 16:20
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë njoftoi të premten se gjendet në “nivel të lartë të mbikëqyrjes” dhe se “ka ndërmarrë të gjitha masat e mundshme”, në mënyrë që të përgjigjet ndaj çdo situate të paparashikuar në Gadishullin Korean, ku Koreja Veriore po paralajmëron luftë dhe prova të reja nukleare.

Po ashtu, ministria njoftoi se Japonia po bashkëpunon me SHBA-të, Korenë Jugore dhe vendet tjetra, si dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të bindur Korenë Veriore që të përmbahet nga provokimet e mëtutjeshme dhe të sillet në pajtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të cilat ndalojnë zhvillimin e teknologjisë së raketave, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat