Pakistan: 8 persona akuzohen për vrasjen e një studenti

Azia

Pakistan: 8 persona akuzohen për vrasjen e një studenti

Më: 15 prill 2017 Në ora: 16:04
Ilustrim

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se 8 persona janë akuzuar për vrasjen brutale të një studenti.

Një grup i studentëve të Universitetit Abdul Wali Khan, në qytetin Mardan, kishin rrahur për vdekje studenin Mashal Khan, më 13 prill, duke e akuzuar atë se në mediat sociale ka shpërndarë përmbajtje blasfemike.

“Tetë studentë sot janë paraqitur në gjykatën anti-terrorizëm në Mardan n5n akuzat për vrasje”, ka thënë prokurori publik, Rafiullah Khan.

Në një video të publikuar të sulmit, shfaqet viktima, i identifikuar si 23-vjeçari, Mashal Khan, teksa është i shtrirë në tokë dhe goditet nga studentët me dërrasa druri.

Viktima u varros më 14 prill në qytetin e tij të lindjes Suabi.

Të paktën 65 persona janë vrarë në Pakistan, nën akuzat për blasfemi që prej vitit 1990.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat