22 të vrarë nga një shpërthim në afërsi të Alepos

Azia

22 të vrarë nga një shpërthim në afërsi të Alepos

Më: 15 prill 2017 Në ora: 17:31
Siri

Të paktën 22 persona janë vrarë, pasi një makinë-bombë ka goditur autobusët që bartnin sirianë të cilët po evakuoheshin nga qytetet e rrethuara nga rebelët.

Media shtetërore ka raportuar se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët që kanë lënë të vdekur 22 persona, njofton Radio Europa e Lirë.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se nga ky shpërthim janë vrarë mbi 24 persona.

Autobusët po bartnin mijëra shiitë, të cilët mbështesin qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad,

Ata po evakuoheshin për në Alepo nga disa fshatra që gjenden në vijat e luftës, ndërmjet forcave qeveritare dhe grupeve rebele.

Shumica e popullsisë në Siri janë sunitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat