Arrin në 100 numri të vdekurve nga shpërthimi në konvojn e emigrantëve

Azia

Arrin në 100 numri të vdekurve nga shpërthimi në konvojn e emigrantëve

Më: 15 prill 2017 Në ora: 21:52
Te vraret nga shperthimi ne afërsi të autokolonës së autobusëve

Ka arritur në 100 persona numri i personave të vrarë nga shpërthimi që ka ndodhur sot në afërsi të autokolonës së autobusëve, që ishte në pritje për të hyrë në qytetin sirian Aleppo, ka njoftuat Mbrojtja Civile Siriane.

Kjo organizatë humanitare civile, e njohur si “Helmetat e bardha”, thotë se vullnetarët e tyre morën të paktën 100 trupa nga skena e shpërthimit, raporton AP.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në Siri, më parë kishte raportuar për 43 persona të vrarë dhe 48 të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat