Ushtria siriane merr nën kontroll një qytet strategjik

Azia

Ushtria siriane merr nën kontroll një qytet strategjik

Më: 17 prill 2017 Në ora: 07:46
Hama, Siri, foto nga arkivi

Ushtria e Sirisë, e mbështetur nga sulmet ajrore ruse dhe milicitë iraniane, ka arritur të marrë nën kontroll qytetin strategjik Soran, që gjendet pranë qytetit Hama, kanë njoftuar luftëtarët rebelë dhe banorët lokalë.

Një pjesëtarë i grupit rebel, i ka thënë agjencisë Retuers se “ka pasur bombardime që kanë goditur qytetin dhe zonën përreth”.

Ai tha se rebelët zhvilluan “betejë të ashpër” por u detyruan që të tërhiqen.

Rebelët kanë raportuar se trupat siriane, pas sulmeve ajrore të avionëve rusë, u nisën dretj qytetit Soran. Qytetet në afërsi, përfshirë Latamneh dhe Kafr Zeita, gjithashtu kanë qenë cak i këtyre sulmeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat